Pacolli udhëton në Emiratet Arabe për të marrë pjesë në punimet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Kosova

Pacolli udhëton në Emiratet Arabe për të marrë pjesë në punimet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:03
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Po qëndroj në Abu Dhabi, për të marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që do të zhvillojë punimet më datën 1 dhe 2 mars, 2019”, ka thënë Pacolli përmes Facebook.

“Në sesionin e titulluar: “50 vjet të Bashkëpunimit Islamik: Udhërrëfyesi për Prosperitet dhe Zhvillim”, pritet të ketë përfaqësues nga 56 shtete anëtare dhe nga pesë shtese vëzhguese”.

“Në margjina të punimeve të kësaj ngjarje do të kem agjendë të ngjeshur dhe do të takojë shumë homologë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat