Dhurata Hoxha mohon se u humbën milionat nga moszbatimi i MSA-së

Kosova

Dhurata Hoxha mohon se u humbën milionat nga moszbatimi i MSA-së

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:06
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka mohuar zërat se Kosova ka humbur milionat për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Ditë më parë u raportua se për shkak të moszbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 milionë euro.

Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 milionë euro të tjera.

Hoxha gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane kur foli për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), shtoi se për vitin e kaluar janë tejkaluar planet e zbatimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat