Lekaj paralajmëron nisjen e katër projekteve në Drenas

Kosova

Lekaj paralajmëron nisjen e katër projekteve në Drenas

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se sivjet ky dikaster ka në plan katër projekte për Komunën e Drenasit.

“Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë:

Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec

Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit

Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë

Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim. Shihemi gjatë punimeve, Gllogoc!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat