Me anë të një postimi të tijin në Facebook, kryeministri Haradinaj ka uruar kryetaren e Partisë së Re Demokratike Emilja Redzepin, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të subjektit të saj politik.
Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook
Partia e Re Demokratike (PRD) në krye me Emilija Redzepin, është një tjetër vlerë e pluralizmit dhe demokracisë në vend.
Sot mora pjesë në shënimin e 10 vjetorit të kësaj partie parlamentare, në nderim të rolit konstruktiv që kanë dhënë përfaqësuesit e saj në skenën politike kosovare.
Duke qenë se udhëhiqet nga një grua, Partia e Re Demokratike i ka dhënë zë, rolit të gruas në skenën politike dhe rolit të komuniteteve që jetojnë në vend.
Emilijas dhe kolegëve të saj, u urova suksese në punë dhe partneritet.
Urime!
RH