Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, përcjellë "Bota Sot".
Ai pëmes një postin në Facebook, ka shkruar se, "gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është oblligim i gjithësecilit nga ne si pjesë e shoqërisë".
Postimi i plotë:
Të gjitha grave, nënave dhe motrave, Urime 8 Marsi, Dita e Gruas!
Në këtë ditë të shënuar për gruan, sot kalova pak çaste në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me rezidentet gra në këtë shtëpi.
Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është oblligim i gjithësecilit nga ne si pjesë e shoqërisë.
Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave.