Nisma Socialdemokrate në Deçan: Komuna ka dështuar në respektimin e kontratës kolektive

Kosova

Nisma Socialdemokrate në Deçan: Komuna ka dështuar në respektimin e kontratës kolektive

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:11
Komuna e Deçanit

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, në vazhdën e planit të saj të punës rreth mbikëqyrjes se punës së ekzekutivit të Komunës së Deçanit, nëpërmjet kësaj komunikate për media, shprehet e shqetësuar rreth mos zbatimit të Kontratës kolektive nga ana e Komunës së Deçanit.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar së si Komuna e Deçanit, nuk ka planifikuar asnjë centë në linjën e zbatimit të Kontratës kolektive, dhe se punonjësit e arsimit në komunën tonë, nuk i gëzojnë të drejtat ligjore të cilat janë të garantuar sipas Kontratës kolektive të nënshkruar në mes të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me 18 prill 2017.

Mësimdhënësit e Komunës së Deçanit, me rastin e pensionimit të tyre, nuk i gëzojnë dy paga si edhe pagat jubilare, e që Komuna e Deçanit gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit (shih nenin 2, pika 2, të Kontratës kolektive, ku obligohen DKA-të) ka obligime ligjore sipas Kontratës kolektive.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, që të respektohet Kontrata kolektive dhe që mësimdhënësit e Komunës së Deçanit të mos diskriminohen pa bazë.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon që Komuna e Deçanit të i ulë shpenzimet rreth angazhimeve me kontrata në vepra të militantëve politik, kur dihet së Deçani vetëm vitin e kaluar ka pas të angazhua rreth 60 persona me kontrata në vepra, e çka obligimet e tyre financiare kanë kapur shifra të mëdha financiare. Vetëm duke i ulur këto shërbime të pa nevojshëm, Komuna e Deçanit do të mund të i kryente obligimet financiare që ka ndaj qindra mësimdhënësve të cilët janë pensionuar dhe nuk i kanë gëzuar beneficionet e garantuara nga Kontrata kolektive e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe MASHT-it.

Komuna e Deçanit dhe Kryetari Ramosaj, duhet të i respektojnë këtë pleadë të mësimdhënësve të Deçanit dhe rrethinës, të cilët kanë dhenë kontribut të madhe në shumë procese historike, e të cilët kanë arsimuar e edukuar gjenerata të tëra (përfshirë edhe vet kryetarin Ramosaj), dhe kanë ruajtur ndjenjën e lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat