Moti sot në Kosovë - Bota Sot
Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme dhe me tendencë të rritjes së vlerave aktuale.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...