Drenasi përfiton grant prej 70 mijë euro për mamograf nga Japonia - Bota Sot
Drenasi përfiton grant prej 70 mijë euro për mamograf nga Japonia

Kosova

Drenasi përfiton grant prej 70 mijë euro për mamograf nga Japonia

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:16
Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kazuyuki Takeuchi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kazuyuki Takeuchi diplomat i Ambasadës Japoneze në Austri, përmes Zyrës ndërlidhëse nga Qeveria Japoneze në Kosovë për furnizimin e QKMF-së me aparatin e Mamografit.

Ne kuadër të kësaj Marrëveshje, komuna e Drenasit përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është fituese e grantit për mamografin i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Vlera e grantit për mamografin është rreth 70 mijë euro, ndërsa implementimin e projektit do ta realizoj Operatori Ekonomik “Medical Gropu” e cila sipas marrëveshjes brenda 60 ditësh do ta bëjë furnizimin e aparatit të Mamografisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...