Mbërrin në Kosovë trupi i 7-vjeçarit shqiptar të vrarë në Zvicër

Kosova

Mbërrin në Kosovë trupi i 7-vjeçarit shqiptar të vrarë në Zvicër

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:11
Ilias Mahmuti

 

Në Zvicër në mesditën e së enjtes është vrarë 7 vjeçari Ilias Mahmuti.

Familjarët e fëmijës, jetën e të cilit e shoi një grua e moshuar, pasi e qëlloi me thikë disa herë, kanë pak informacione rreth krimit në Base.

Ata kanë konfirmuar se nuk kanë asnjë problem në Zvicër me ndonjë familje, derisa edhe gruaja 75-vjeçare e ka pranuar se nuk e ka njohur djalin ose familjen e tij.

Familja Mahmuti tha për klankosova se sot në ora 08:00 të mëngjesit në Prishtinë do të mbërrijë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, ku do të varroset në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. 

Ndërkohë, të shtunën do të mbahet një marsh nga shqiptarët në shenjë solidarizimi me familjen e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat