Festa e dervishëve në Kosovë, kremtuan festivalin për Sulltan Novruzin - Bota Sot
Festa e dervishëve në Kosovë, kremtuan festivalin për Sulltan Novruzin

Kosova

Festa e dervishëve në Kosovë, kremtuan festivalin për Sulltan Novruzin

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:49
Festa e dervishëve në Kosovë

Duke kënduar e duke u lëkundur nën ritmin hipnotizues të lutjes, një grup dervishësh nga Urdhri Kadiri, të mbledhur në Gjakovë, kremtuan Festivalin e Sulltan Novruzit e mbërritjen e pranverës, me rite që përfshijnë shpimin e faqeve me gjilpëra të gjata, por pa derdhur gjak e pa treguar ndonjë shenjë dhimbjeje.

Të vendosur në një rreth brenda teqesë së tyre, dervishët – thotë AFP-ja, – lëvizin nën tingujt e daulleve dhe tambureve, e pikërisht forcimi i tingujve e mbërrin kulmin me shpimin që i ka bërë mjaft përshtypje reporterit të agjencisë së njohur të lajmeve.

Si është e mundur që nuk ndiejnë dhimbje pas një veprimi të tillë?

“Shpjegimi duhet kërkuar te besimi”, thonë të pranishmit në ceremoni.

“Mistikja e shpimit është një përkushtim ndaj Zotit, ku njeriu sfidon veten përballë dashurisë që ka për Zotin”, tha Agron Juniku, dervish nga Shqipëria.

“Këto lëvizje dehëse bëjnë që njerëzit të dehen jo nga pijet alkoolike, por nga dashuria për Zotin”, thotë Mehmet Shehu, drejtues i teqesë.

“Është si një dallgë deti, për shkak se edhe deti nuk ndalet asnjëherë, pavarësisht furtunave dhe qetësisë që tregon. Ai gjithmonë është në lëvizje”, tha Ermira Shehu, profesoreshë e Universitetit të Prishtinës.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi kishte edhe një mesazh për të përcjellë, atë të tolerancës.

“Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet një vend tolerant, transparent, me bashkëjetesë fetare të shkëlqyer”, u shpreh Baba Mondi.

Gjakova njihet si një prej vendeve më të rëndësishme për dervishët në Ballkan, por ndërsa 95% e 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë myslimanë, vetëm një pjesë e vogël e tyre, prej disa mijërash, janë dervishlerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...