Komuna e Klinës merr vendim që t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për secilën familje - Bota Sot
Komuna e Klinës merr vendim që t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për secilën familje

Kosova

Komuna e Klinës merr vendim që t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për secilën familje

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Komuna e Klinës do të mbulojë shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje që do të ketë rast vdekje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një shkrimi në Facebook.

” Të dashur bashkëvendës të Klinës, duke pas parasysh kërkesat,nevojat dhe mundësitë financiare të qytetarëve, pas planifikimit buxhetor nga Komuna, nga dita e sotme, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, nuk do të ketë më mbi vete edhe barrën e sigurimit të shpenzimeve financiare të varrimit, të cilat tash e tutje do të mbulohen nga Komuna” shkruan Elezaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...