Fundjava me mot të kthjellët, temperaturat në rritje

Kosova

Fundjava me mot të kthjellët, temperaturat në rritje

Më: 30 mars 2019 Në ora: 07:36
Ilustrim

Fusha anticiklonike nga Evropa Qendrore do të kalojnë mbi rajon gjatë fundjavës dhe nga Mesdheu masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot të kthjellët dhe me diell, derisa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Për ditën e sotme, meteorologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat do të lëvizin nga 2 gradë celsius minimalja deri në 16 gradë celsius maksimalja.

Mot i kthjellët dhe me diell do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat