Nga nesër hapet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Kosova

Nga nesër hapet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:52
Kaçanik-Hani i Elezi

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ditë më parë kishte njoftuar se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, ishte e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.

Rruga e paralajmëruar ishte e mbyllur për qarkullim nga 29 marsi deri më sot, në ora 15:30.

Kështu, nga nesër, ministria ka bërë të ditur se veturat dhe mjetet tjera të transportit mund të qarkullojnë lirshëm në këtë rrugë nacionale.

Gjatë kohës sa ishte e mbyllur, MIT kërkoi mirëkuptim nga pjesëmarrësit në komunikacion për mbylljen e rrugës në fjalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat