Ujësjellësi “Prishtina” me apel ndaj borxhlinjëve

Kosova

Ujësjellësi “Prishtina” me apel ndaj borxhlinjëve

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:48
Ujësjellësi “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Shkyçjet individuale për konsumatorët borxhlinj kanë filluar në janar të këtij viti si vazhdimësi e vitit që lamë pas.

“Në muajin janar 2019 janë realizuar 17 shkyçje individuale, në muajin shkurt 2019 janë realizuar 96 shkyçje individuale dhe në muajin mars 2019 janë realizuar 82 shkyçje individuale. Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar. Nëse nuk reflektojnë atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese ligjore. KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit shkyçje  individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, etj, dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjar shkyçja dhe rikyçja e ujit 20.00 euro, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar.

KRU “Prishtina” sh.a.  iu ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme siç është riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat