Haradinaj takohet me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, e falënderon për kontributin brenda KFOR-it

Kosova

Haradinaj takohet me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, e falënderon për kontributin brenda KFOR-it

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:44
Kryeministri Ramush Hardinaj ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Akar për progresin e përgjithshëm në Kosovë, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik, si dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar ministrin Akar dhe shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen edhe për proceset tjera zhvillimore dhe rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Republika e Kosovës dhe Turqia kanë bashkëpunim të frytshëm dhe Kosova është e interesuar që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë dhe atë të ekonomisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e ka uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, duke e falënderuar atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka vlerësuar progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke thënë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat