Banorët e Shalës të shqetësuar se Bistrica po futet në gypa

Kosova

Banorët e Shalës të shqetësuar se Bistrica po futet në gypa

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:44
Bistrica po futet në gypa

Gypat janë vendosur përskaj dhe mbi lumin Bistrica e Shalës, në Ofqar të Mitrovicës.

Ky fakt ka shqetësuar banorët e zonës. Në fshatin Bistricë të Leposaviqit, nëpërmes të cilit tash vazhdon të rrjedh lumi me të njëjtin emër, pretendojnë se krejt uji mund të futet në këta gypa.

Për këtë, ata akuzojnë firmën që po e ndërton një hidrocentral tjetër në këtë zonë.

Pretendime të ngjashme kanë edhe përfaqësues nga shoqata e bjeshkatarëve  “Trepça”.

Në kompaninë ndërtuese “Hydro-Line” kanë demantuar gjithcka që thonë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat