Komuna e Obiliqit përfiton donacion një autoambulancë

Kosova

Komuna e Obiliqit përfiton donacion një autoambulancë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Komuna e Obiliqit sot ka pranuar një autoambulancë si donacion nga një qytetar i cili jeton në Suedi.

Nënkryetari i kësaj komune, Ibush Mjekiqi, falënderoi për donacionin Shaban Krasniqin nga fshati Breznicë i cili jeton në Suedi.

Mjekiqi, së bashku me drejtorin e QKMF-së, e falënderuan donatorin dhe e njoftuan për nevojën dhe shërbimet që do të realizojnë me autoambulancën e dhuruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat