Familjet Gashi dhe Hoxha i falin gjakun familjes Haxholli për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Kosova

Familjet Gashi dhe Hoxha i falin gjakun familjes Haxholli për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:39
Familjet Gashi dhe Hoxha i falin gjakun familjes Haxholli

Sot familja e të aksidentuares, Taunita Hoxha, e cila para disa muajsh është goditur nga kamioneta në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka falur gjakun familjes Haxholli.

Si pasojë e aksidentit ajo ka humbur foshnjen.

Trajtimi i saj është bërë në Turqi pasi që ajo ishte në gjendje të rëndë.

Image

Pas operimit është kthyer në Kosovë.

Ky pajtim është arritur me ndërmjetësimin e hoxhallarëve të Dardanisë në Prishtinë, Marec dhe Hajvali, Remzi Haziti, Ali Llapashtica dhe Xheladin Fazliu.

Image

Me rastin e ndërmjetësimin familja,babai i Taunitës, Nuhi Hoxha dhe burri Laurent Gashi e kanë falur familjen Haxholli për aksidentin e rëndë dhe humbjen e foshnjes.

Kujtojmë se Taunita Hoxha ishte shtatëzënë në kohën e aksidentit.

Rastin e ka konfirmuar Mexhide Hoxha e cila është halla e të aksidentuarës Taunita Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat