Veseli: Shtetin e Kosovës askush nuk mund ta gjunjëzojë

Kosova

Veseli: Shtetin e Kosovës askush nuk mund ta gjunjëzojë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:49
Pamje nga akademia përkujtimore

Në 20 vjetorin e betejës së Melenicës përmes një akademie përkujtimore të organizuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u nderuan të rënët e kësaj Epopeje për të cilët u tha se janë sakrifica e lirisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se duke nderuar dëshmorët e zonës operative të Shalës nderojmë dëshmorët dhe luftën e UÇK-së dhe ecim sigurt drejtë të ardhmes së Kosovës.

Kreu i shteti tha se e bashkimi në këtë akademi është bashkim i energjive të reja, për tu respektuar lufta e lavdishme.

Presidenti me këtë rast ka nderuar me titullin heroi i Kosovës dëshmorët Ahmet Haxha, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili dhe Shemsi Preteni.

Thaçi: Duke respektuar luftën e UÇK-së jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen e vendit

“Ky bashkim i yni sot, i të gjithë njerëzve jo vetëm të Shalës së Bajgorës, por edhe më gjerë, është një bashkim i energjive të reja e theksoj për të respektuar të kaluarën tonë të lavdishme dhe të shenjtë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të Kosovës, dhe të jeni të bindur përderisa t’i respektojmë ato vlera, vlerat më sublime më të shenjta që i kemi si vend, si shtet, si shoqëri, pra luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen tonë zhvillimore për Kosovën, në Nato, në Bashkimin Evropian dhe raporte të përhershme dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,theksoi Thaçi.

Duke përkujtuar sakrificën e të rënëve për liri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se liria e Kosovës është e pavdekshme dhe se nuk ka sfidë që shtetësinë e Kosovës  mund ta gjunjëzoj.

Kryeparlamentari Veseli tha se rajoni i Shalës, Mitrovicës ka dhënë shumë që nga fillim vitet e shekullit 20 për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve.

Veseli tha se Epopeja e Melenicës është dëshmi e sakrificave të Shalës për liri.

Veseli: Liria e Kosovës e pavdekshme

“Ata ranë, por ëndrra e tyre për liri u bë realitet. Liria e Kosovës,shteti i Kosovës është pavdekësia e tyre, sepse sa të jetë i lirë kjo tokë, do të jetojë edhe emri i tyre. Dhe kjo tokë ka me qenë përgjithmonë e lirë. Ka me qenë shtet i pavarur e sovran, apo siç thoshte i madhi Fishta përderisa të nxeh dielli e t’ rrezon hana,do të ekzistoj edhe shteti i pavarur dhe sovran Republika e Kosovës. Sot duke përkujtuar sakrificën e të rënëve për liri ne njëkohësisht ritheksojmë zotimi tonë për ta quar përpara vendin tonë në rrugën e fuqizimit dhe integrimit, zhvillimit euroatlantik dhe konsolidimit të demokracisë.  Nuk ka me mund  askush me na ndal. Nuk ka sfidë që mund të na gjunjëzojë”, tha  Veseli.

Në emër të Brigadës “Mehë Uka”, foli ish komandanti , Hysni Ahmeti i cili tha se në aksionet e ushtarëve të zonës operative të Mitrovicës kanë rënë dëshmorë 70 persona.

Ahmeti tha se dëshmorët e rënë në luftë meritojnë të nderohen dhe të respektohen sepse i dhanë lirinë Kosovës.

Ahmeti: Të rënët meritojnë të respektohen gjithmonë sepse kryen obligimin ndaj atdheut

“Ata meritojnë të dekorohen, me emrat e tyre të emërohen rrugët dhe sheshet, bulevardet, shkolla, kazerma dhe institucione tjera sepse ata kryen obligimin ndaj atdheut, ata i sollën lirin këtij populli prandaj meritojnë respektin, vëmendjen e të gjithëve pa përjashtim ata dhe familjet e tyre”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat