Lëndohet rëndë një punëtor, dërgohet për trajtim në QKUK

Kosova

Lëndohet rëndë një punëtor, dërgohet për trajtim në QKUK

Më: 26 prill 2019 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Lëndimi i punëtorëve nëpër vende të punës nuk ka të ndalur në Kosovë.  Rasti i fundit ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë. Në QKUK nuk kanë pranuar ta japin shumë informata, vetëm se kanë konfirmuar se një person është duke u trajtuar dhe se ka pësuar lëndime të rënda.

Edhe një punëtor është lënduar sot në vendin e tij të punës. Ai tashmë është duke u trajtuar në QKUK.

Media ka mësuar se ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si  “44 katëshe” në Prishtinë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar se punëtori i lënduar ishte duke punuar për një kompani të Shqipërisë, e cila është e kontraktuar për të punuar në këtë ndërtesë.

“ Ai punëtori është lënduar rreth orës 16:00. Unë sa e kam parë është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK”, ka treguar ky dëshmitar.

Kurse më Qendrën Klinike Universitare kanë treguar se një person është duke u trajtuar dhe se është në gjendje të rëndë.

“ Eshët në gjendje të rëndë. Ka ardhur për trajtim  kah ora 16:00. Nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë doktori Adem Jaha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat