Shkodran Imeraj në krye Lidhjes së Historianëve të Kosovës, dega në Deçan

Kosova

Shkodran Imeraj në krye Lidhjes së Historianëve të Kosovës, dega në Deçan

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:40
Foto

Shkodran Imeraj, është zgjedhur kryetari i ri i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Kështu kanë vendosur një zëri sot pasdite delegatët e Kuvendit të VI-të të rregullt zgjedhor të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Historiani Shkodran Imeraj, është anëtar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan që nga themelimi i saj dhe gjatë periudhës 2007-2015 ka kryer detyrën e anëtarit të kryesisë dhe koordinatorit me kryesinë qendrore ndërsa gjatë periudhës 2015-2017 ka mbajtur postin e nënkryetarit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Në përfundim të punimeve të Kuvendit të VI-të të rregullt zgjedhor të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, historiani Imeraj ka pranuar detyrën e kryetarit të degës, dhe me këtë rast ai theksoj së : “Pas një pauze të aktivitetit të Lidhjes së Historianëve dega në Deçan, jam i bindur së aktiviteti i jonë do të shtohet dhe do të vazhdoj mbajtja dhe shënimi i shumë ngjarjeve historike të cilat natyrshëm që janë të domosdoshme të kujtohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat