Gjykata vendos për nënën që dyshohet se e mbyti foshnjen e saj

Kosova

Gjykata vendos për nënën që dyshohet se e mbyti foshnjen e saj

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 27 vjeçares, Marigona Bytyqi e cila është nën hetime për veprën penale ‘Vrasje e foshnjës.

Marrjen e vendimit për paraburgim për Indeksonline e ka konfirmuar Kryeprokurori Admir Shala.

Shala ka bërë të ditur se vendimi për paraburgim është marrë, por që nuk ka ndonjë detaj shtesë përpos atyre që tashmë janë publikuar.

27 vjeçarja nga Prizreni dyshohet se mbyti foshnjën e saj të gjinisë mashkullore menjëherë pas lindjes.

Marigona dyshohet se mbyti foshnjën me rroba, kurse trupi i pajetë sipas Policisë së Kosovës është gjetur në tavanin e shtëpisë, ndërsa e dyshuar është dërguar menjëherë në mbajtje.

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftimin e policisë.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion,  ndërsa familjarët e të dyshuarës kanë deklaruar se e njëjta nuk është e martuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat