Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

Kosova

Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për temperaturat e nesërme në vendin tonë.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale pritet të lëvizin mes 5 e 7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat