Reagime për lirimin e këlyshit të ariut: Ai është vetëm 3 muaj, nuk mund të mbijetojë

Kosova

Reagime për lirimin e këlyshit të ariut: Ai është vetëm 3 muaj, nuk mund të mbijetojë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:32
Ariu i vogël që është mbajtur peng nga Drejtoria e Parkut Kombëtar Sharri

Ekipi i Pyllit të Arinjve Prishtina ka reaguar lidhur me ariun e vogël që është mbajtur peng nga Drejtoria e Parkut Kombëtar Sharri.

Në reagimin e tyre ata kanë kërkuar sqarim nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit për lirimin e ariut të vogël.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

Miq të dashur, ditëve të fundit të gjithë keni qenë të njoftuar nga ne por edhe nga mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare për gjendjen e një këlyshi të ariut i cili po mbahej në një bodrum të një shtëpie/restoran me vendim të Parkut Nacional Sharri rrjedhimisht Ministrisë së Mjedisit dhe Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit.

Ai këlysh sot është liruar nga stafi i Parkut Nacional Sharri, sic mund edhe ta shihni në videon më poshtë e cila është publikuar në faqen zyrtare të AMMK. Ne si VIER PFOTEN Kosova, Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve, me shumë urgjencë shtrojmë këto pyetje publike për institucionet që kanë ndërmarrë një veprim të tillë:

NËSE KËLYSHI ËSHTË LIRUAR, KU ËSHTË NËNA E TIJ?

SI ËSHTË E MUNDUR NJË KËLYSH ARIU VETËM 3 MUAJSH TË MBIJETOJË I VETËM NË NATYRË, KUR TË VEGJLIT E ARIUT PAVARËSOHEN NGA NËNA E TYRE VETËM KUR ARRIJNË MOSHËN 2-3 VJEC?

A I ËSHTË VENDOSUR GJURMUES ‘GPS’ ARIUT, PËR TË PËRCJELLUR VENDNDODHJEN E TIJ?

CILA KA QENË GJENDJA SHËNDETËSORE E ARIUT KUR AI ËSHTË LIRUAR, PROTOKOLI I KONTROLLIT VETERINER NËNSHKRUAR NGA PERSONAT QË E KANË LIRUAR ARIUN DUHET TË PUBLIKOHET NGA INSTITUCIONET E LARTËPËRMENDURA!

Ky vendim është i papritur por edhe shokues, ne si organizatë për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve e veçanërisht arinjve të murrmë, jemi të bindur se ky vendim është jo-profesional por edhe jo-human nga institucionet të cilat janë të thirrura që me ligj të ruajnë dhe kujdesen ndaj mjedisit dhe specieve që jetojnë në të, në rastin konkret arriun e murrmë.

Kërkojmë nga Drejtoria e P.K “SHARRI”, AMMK dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ta tërheqë këtë vendim, ta gjejë ariun dhe ta sjellë në PYLLIN E ARINJVE Prishtina, para se të jetë shumë vonë.

E fundit por me shumë rëndësi:

Kampanja jonë me pamjet filmike në bazë të të cilave publikuar ka pasur mundësinë të gjykojë nëse ariu mbahej nëkushte të ‘mira’ dhe kishte kujdesin e duhur, e pasuar nga peticioni për lirimin e këlyshit të ariut, që janë publikuar në media nuk kanë pasur qëllim dezinformimin, përkundrazi kjo kampanjë është lansuar nga një organizatë me shtrirje globale që ka kredibilitet profesional dhe përvojë mbi 30 vjecare në trajtimin e rasteve të tilla.

Ju falënderojmë për ndihmën dhe përkrahjen.

Ekipi i PYLLIT TË ARINJVE Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat