Ukshin Hoti nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar” - Bota Sot
Ukshin Hoti nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Kosova

Ukshin Hoti nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:05
Ukshin Hoti

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të zhdukjes dhe humbjes pa gjurmë, veprimtarit Ukshin Hoti i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar”.

Ky titull veprimtarit Ukshin Hoti, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Dekorata me titullin “Krenaria e kombit shqiptar” do të dorëzohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të qytetit të Deçanit, më 16 qershor, njofton Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...