Zhduket një burrë nga Podujeva, familja kërkon ndihmë

Kosova

Zhduket një burrë nga Podujeva, familja kërkon ndihmë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:04
I zhdukuri

Hetem Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës është zhdukur, rastin e kanë publikuar familjarët e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë nga personat që kanë njohuri për vendodhjen e tij.

Hetem Dedaj ka dy ditë që nuk është lajmëruar, familja e tij ka deklaruar se i kanë humbur gjitha kontaktet me të.

Familja Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës, kërkojnë ndihmë nga qytetarët nëse e shohin ndokund Hetem Dedaj (në foto është fotoja dhe të dhënat e tij personale), ta njoftojnë familjen e tij.

Sidoqoftë, rastet e personave të zhdukur janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Policia raporton se më së shumti zhduket grupmosha e vajzave nën 18 vjeçare, të cilat pas disa ditësh me vetdëshirë iu kthehen familjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat