Në Kosovë shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit

Kosova

Në Kosovë shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

22 Maji si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e kësaj dite, në bashkë organizim me MASHT, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komunën e Dragashit, OJQ- të mjedisore si; “Finch’, “ Era”, “Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve-Vier Pfoten” dhe “Paqja me Natyrën”, do të shënojnë këtë festë mjedisore në kampingun “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Shënimi i kësaj dite më rendësi të veçantë për mjedisin nis në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat