Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj ka pritur sot në takim njohësin e rrethanave politike në Ballkan, amerikanin David Philips, i cili njohët edhe si mik i Kosovës, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Limaj i cili është edhe bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime, ka pohuar se vlerëson gatishmërinë e z. Philips për t'i ndihmuar Kosovës në këtë proces.
Postimi i Limajt në Facebook:
Prita në takim mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi. Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën. Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë. Ne vlerësojmë gatishmërinë e z. Philips për t'i ndihmuar Kosovës në këtë proces. FL