Ky është personi që vdiq duke punuar në Vrellë të Istogut

Kosova

Ky është personi që vdiq duke punuar në Vrellë të Istogut

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:32
Qerim Bicaj

Mesdita e sotme ka qenë e kobshme për familjen Bicaj në Vrellë të Istogut. Qerim Bicaj ishte duke punuar afër shtëpisë së tij kur aksidentalisht e ka zënë muri gjatë prishjes së një objekti të betonizuar.

Bicaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia për të parë nga afër rrethanat e rastit.

Qerim Bicaj ishte 49 vjeçar ndërsa prapa vetes ka lënë bashkëshortën dhe fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat