Nënshkruhen memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Suharekës për trashëgiminë dhe sportin

Kosova

Nënshkruhen memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Suharekës për trashëgiminë dhe sportin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:26
Kujtim Gashi dhe Bali Muharremi nënshkruan sot katër memorandume bashkëpunimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi nënshkruan sot katër memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim hartimin dhe zbatimin e projekteve “Kulla e familjes Tafollaj” në fshatin Çadrak, “Kulla e Ramë Bllacës” në fshatin Bllacë dhe “Shtëpi Muze Fadil Vata” në fshatin Sallagazhde dhe për mbështetjen financiare të projektit “Stadiumi në Studenqan të Suharekës”. 

Projektet “Kulla e Ramë Bllacës” dhe “Shtëpi Muze Fadil Vata” mbështeten financiarisht nga Ministria me nga 20 mijë euro, ndërsa projekti “Kulla e familjes Tafollaj” mbështetet me 10 mijë euro. Të tri këto projekte pritet të zbatohen gjatë vitit 2019.

Ndërkaq projekti “Stadiumi në Studenqan të Suharekës” mbështetet financiarisht me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020, ku edhe mjetet financiare do të ndahen në dy periudha kohore, 150 mijë euro për 2019 dhe 200 euro mijë për vitin 2020. 

Ministri Gashi tha se këto investime bëhen me qëllim të mbështetjes financiare për projekte që kanë synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ndërsa kryetari Muharremi u shpreh falënderues për mbështetjen e tij financiare për hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve të rëndësishme për komunën e Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat