Zogaj: Gruaja në Ferizaj u sulmua nga shqiptarët racist dhe huliganë

Kosova

Zogaj: Gruaja në Ferizaj u sulmua nga shqiptarët racist dhe huliganë

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:22
Petrit Zogaj

Edhe shoqëria civile ka dënuar sulmin e turmës ndaj gruas rome në Ferizaj.

Përfaqësuesi i saj Petrit Zogaj, ka thënë se gruaja rome është sulmuar nga disa shqiptarë racist e huliganë, përcjell, Bota sot.

Ai për rastin e sotëm ka thënë se është i njëjtë me atë që ndodhi ditë më parë ndaj një shqiptari në një furrë në Beograd.

Postimi i Zogajt:

Dite me pare, nje shqiptar qe ka nje furre ne Beograd u sulmua per shkak te nje fotoje te vellaut te tij. U ofendu e kercnu nga nje grup racistesh e huliganesh serb. E ben kete sepse ai ishte pakice aty dhe rrjedhimisht edhe i pafuqishem.

Para pak dite, ne Kosove u ofendua dhe u sulmua nje grua rome. E njejta ndodhi edhe sot. Kete e ben disa shqiptare racist e huliganesh po ashtu. Kushdo qe flet per dallimet, thjeshte nuk lexon drejt faktet. E gjtha varet nga raporti i forces qe ka nje grup ndaj nje tjetrit, fatkeqesisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat