Gati 40 gra janë prekur nga kanceri i mitrës për 5 muaj

Kosova

Gati 40 gra janë prekur nga kanceri i mitrës për 5 muaj

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Për më pak se pesë muaj në Kosovë rreth 40 gra janë prekur nga kanceri  i mitrës. Këto shifra po shihen shqetësues nga ana e profesionistëve shëndetësor. Te sëmundjet malinje, kanceri i mitrës është i dyti për nga numri që prek gratë, pas kancerit të gjirit. Për nga shifrat prinë kanceri i qafës së mitrës. Mbi 15 gra janë prekur nga ky lloj i kancerit veç për 5 muaj në Kosovë.

Sëmundja e shekullit ka nisur t’i prekë me të madhe shtetaset e Kosovës. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti rreth 40 gra nga Kosova janë diagnostikuar me kancer të mitrës. Ky është vetëm njëri nga llojet e shumta të sëmundjeve malinje nga të cilat po preket popullata në Kosovë.

Por lloji më i ndjeshëm dhe më i shpeshtë në vend po del të jetë kanceri i mitrës i cili prek femrat e Kosovës. Numri i grave që po e bartin në trup këtë sëmundje po del të jetë mjaft i madh.

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike pranë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës që nga janari e deri në muajin maj të këtij viti rreth 40 gra janë diagnostikuar me kancer të mitrës. Lloj ky i kancerit i cili prek katër zona të mitrës së femrës.

Këtë fakt e ka thënë gjinekologia obstetër pranë QKUK’së, Albana Loshi-Gashi. Ajo ka sqaruar se kjo sëmundje tash po shënon vdekshmëri mjaft të lartë në Kosovë.

“Sëmundja e kancerit sot është duke u shpeshtuar dhe ka një vdekshmëri shumë të lartë. Po i konkurron edhe sëmundjet e tjera, si sëmundjet e zemrës, infarktet. Pra sëmundjet malinje janë duke u bërë si faktor një i vdekshmërisë së popullatës në botë. Këto lloje të kancerit rrezikojnë shumë shëndetin e femrës. Vendin e parë për nga shfaqja e zë karcionoma e mitrës. I dyti i qafës së mitrës, vendi i tretë vezores e pastaj i vulvës dhe i vaginës”, ka sqaruar doktoresha.

Ajo ka sqaruar se shenjat e para të paraqitjes së kancerit të mitrës tek femra janë gjakderdhjet.

“Shenjat kryesisht vijnë për shkak të gjakderdhjes. Nëse është fjala për kancerin e mitrës femrat mbi moshën 50-vjeçare e kanë sindromën e gjakderdhjes. Ato paraqiten menjëherë tek mjeku për shkak të menopauzës dhe në këtë mënyrë diagnostikimi dhe pastaj trajtimi bëhet më i lehtë për ne”, ka deklaruar gjinekologia e QKUK’së.

E me këto simptoma të kancerit të mitrës numri i grave që janë paraqitur tek mjeku po del të jetë mjaft i madh. Ajo ka shpjeguar edhe për llojin më të shpeshtë të kancerit të mitrës.

“Nga janari e deri në muajin mars me kancer të mitrës i kemi pasur 15 raste. Me kancer të qafës së mitrës i kemi pas 10 raste, pra raste këto të diagnostikuar. Me kancer të  vezoreve kanë qenë 12 raste dhe 1 rast tjetër më kancer vulvës. Ky numër është shqetësues”, thotë doktoresha.

Mjekët e QKUK’së apelojnë tek gratë: Bëjeni PapaTestin

E në QKUK mundojnë aparaturat moderne për diagnostikim të kancerit të mitrës. Por megjithatë, sipas doktoreshës Albanë, klinika në të cilën ajo punon, me gjithë vështirësitë arrin që ta bëjë diagnostikimin e kancerit të mitrës.

Por sipas saj tek diagnostikimi i kancerit të mitrës rol të rëndësishëm luan “PapaTesti”. Test gjinekologjik ky i cili është i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u bërë. Përmes tij tregohet nëse femrat kanë ndonjë infeksion në qafën e mitrës. Tregon nëse në trupin e femrës ka qeliza jo normale apo me kancer të qafës së mitrës.

E për bërjen e kësaj analize po apelon tek gratë që ta kryejnë doktoresha e QKUK’së, Albana Loshi-Gashi.

“Kur është fjala për kacerin e qafës së mitrës falë ‘papa testit’ veç ka nisë të bije edhe numri i rasteve, nuk po vijnë në stazh të avancuar. Po vërehet se gratë janë të vetëdijesuar edhe një grua e fshatit edhe një grua nga qyteti se çka është papa testi. Andaj ne iu bëjmë thirrje grave që ta kryejnë këtë test i cili është fare i thjeshtë”, apelon doktoresha.

Ajo thotë se rreziku më i madh për nga llojet e kancerit të mitrës, qëndron tek lloji i kancerit të vezoreve. Thotë se shumica e rasteve që paraqiten në klinikën Gjinekologjike-Obstetrike janë në stazhet e fundit.

“Problemin më të madh e kemi tek kanceri i vezoreve. Po i hasim në stazhet e fundit kur edhe është shumë vonë për intervenim.  Ne iu preferojmë grave që një ultrasonografi ta bëjnë sa paku një herë në vit”, thotë doktoresha.

 Doktoresha Albanë sqaron edhe për moshat në të cilat po preken gratë nga kanceri i mitrës.

“Për kancerin e qafës së mitrës kemi pasur edhe moshë të re 21vjeçe. Mirëpo kryesisht numri më i madh i rasteve është 35 deri në 45 vjeçe. Por i kemi edhe disa raste që janë lajmëruar edhe në moshën 60-65 vjeçe. Te sëmundjet malinje të mitrës i kemi te gratë që janë post-menopauzë ose tek gratë që kanë më shumë hormone. Ndërsa kaceret e vezoreve po prekin moshat mbi 60 vjeçe. Por ka raste që edhe gratë 40 vjeçe po na vijnë me kancer të vezoreve”, sqaron doktoresha.

 QKUK: Sallat e operacionit nuk i plotësojnë kushtet për trajtimin e kancerit të mitrës

Por në sallat e operacionit ku këto gra duhet t’i nënshtrohen intervenimeve kirurgjike mundojnë shumë aparatura. Ato që janë, janë mjaft të vjetruara.

“Vështirësi kemi shumë. Nganjëherë kemi mungesë ndoshta edhe të materialit, aparaturave moderne. Mirëpo marrëdhëniet ndër-kolegiale, ekip i mirë, të trajnuar po na ndihmojnë që t’ia dalim”, tregon doktoresha.

Ajo thotë se salla, tavolinat e punës, instrumentet e tjera që nevojiten për operim duhet të jenë më të përshtatshme e më moderne.

Doktoresha tregon që terapitë bazike për këto lloje të sëmundjeve janë në klinikën e tyre. Mirëpo ajo nuk e mohon faktin kur mungojnë edhe gjërat elementare.

“Furnizimi më i mirë do të ishte në të mirë të pacientit”, thotë doktoresha e QKUK’së, Albana Loshi-Gashi.

Gjatë gjithë vitit të kaluar me kancer të mitrës janë prekur rreth 100 femra, derisa në vitin 2017 ishin diagnostikuar rreth 280 femra./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat