100 biznese në panairin e vetëpunësimit

Kosova

100 biznese në panairin e vetëpunësimit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:35
Foto

Në sheshin "Nënë Tereza" sot është hapur "Panairi i Vetëpunësimit 2019", në të cilin po marrin pjesë mbi 100 bizneset të cilat janë edhe përfitues të granteve të UNDP-së.

Panairi është organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencionin e Punësimit në Republikë të Kosovë.

Përfituese e këtij granti ishte edhe Lindita Kazazi, rrobaqepëse e cila sot në këtë panair po i prezanton disa nga punimet e saj.

Po ashtu, ajo shpreson se ky panair do i jep mundësi që të njihet me shumë biznesi i saj.

Edhe Minator Hoxha ka zgjedhur këtë panair që të prezantoi punën e tij që e bënë si instalues i nxehjes qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat