Dita e Çlirimit të Suharekës, me aktivitete simbolike kujtohet vepra e dëshmorëve

Kosova

Dita e Çlirimit të Suharekës, me aktivitete simbolike kujtohet vepra e dëshmorëve

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:59
Dita e Çlirimit të Suharekës

Gjatë ditës së sotme qyteti i Suharekës shënoi ‘Ditën e Çlirimit’ nga forcat serbe.

Komuna për këtë ditë historike për këtë qytet organizoi disa aktivitete simbolike për të kujtuar veprën e dëshmorëve.

Fillimisht u bënë vizita te varrezat e dëshmorëve. Në këtë aktivitet pjesmarrës ishte edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Ai në Facebook postoi disa fotografi.

“Sot në Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, nderojmë të gjithë ata që me rënien e tyre nderuan atdheun.”, kishte shkruar ia në postimin e tij.

Një delegacion i fshatit Skifteraj të Vitisë që ishin bashkëqytetar të dëshmorit, Kenan Halimi, kishin ardhur në qytetin e Suharekës për të marrë pjesë në turnirin tradicional ‘Kenan Halimi’.

Kryetari Muharremaj i kishte pritur në komunë delegacionin e fshatit Skifteraj.

“Jemi nderuar nga vizita e delegacionit nga fshati Skifteraj i Vitisë, bashkëqytetar të dëshmorit Kenan Halimi, të cilët kanë ardhur për të uruar në Ditën e Çlirimit të Therandës dhe do të jenë pjesëmarrës të Turneut tradicional “Kenan Halimi”, finalja e të cilit luhet sonte atje.

Me këto aktivitete simbolike nderohet dhe kujtohet vepra e dëshmorit, aktivitet i cili tregon se gjeneratat nuk harrojnë kontributin e atyre që ranë për lirinë e vendit.”, ka shkruar Muharremaj në postimin e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat