PDK nesër zgjedh kryetarin, askush nuk e sfidon Kadri Veselin

Kosova

PDK nesër zgjedh kryetarin, askush nuk e sfidon Kadri Veselin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:25
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim.

Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.

Ndryshe, askush nga PDK nuk është deklaruar se do të kandidojë kundër Kadri Veselit, i cili është paraqitur si kandidati i vetëm për të rimarrë kreun e partisë.

Që nga themelimi i saj, PDK ka pasur vetëm dy kryetarë, fillimisht Hashim Thacin e tash Veselin, ndërsa të dy kanë fituar gjithmonë pa pasur kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat