Ngrohtorja e Qytetit “Termokos” Sh.A, ditë më parë ka hapur tenderin e radhës për këtë vit.
Kësaj radhe kjo ndërmarrje ka në plan të sigurojë shërbimet e sigurimit shëndëtësor për stafin e saj.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbimet e Sigurimit Shëndetësor për Stafin e NP “Termokos” Sh.a, është hapur për 12 muaj.
Vlera e parashikuar e kontratës është hiç më pak se 65.800,00 euro. Ndërkohë që brenda njoftimit bëhet e ditur se pjesë e këtij sigurimi shëndetësor janë 200 punëtor.
Poashtu bëhet e ditur se afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është më 5 korrik të këij viti.