Mirënjohje për ideatorin dhe financuesin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Kosova

Mirënjohje për ideatorin dhe financuesin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:25
Mirënjohje për ideatorin dhe financuesin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe drejtorët komunalë, kanë pritur sot Benito Mares nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është ideatori dhe financuesi kryesor i projektit për ndërtimin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, në emër të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Lushtaku i ka dhuruar mikut amerikan një dhuratë, ndërkaq në emër të tij personal, i ka dhuruar stemën e UÇK-së me figurat e ndritura të Familjes Jashari: Shaban, Adem e Hamëz Jashari. 

Gjatë bashkëbisedimit, nënkryetari Lushtaku e ka falënderuar mikun amerikan për realizimin e këtij projekti, i cili ka mundësuar që të gjithë dëshmorët e Drenicës të prehen të qetë në një vend. 

Nënkryetari Lushtaku ka thënë se Komuna e Skenderajt dhe të gjitha familjet e dëshmorëve janë falënderuese dhe të kënaqur me këtë projekt, ku homazhet për familjarët e tyre tashmë i bëjnë në Kompleksin e Dëshmorëve, në një hapësirë që po mirëmbahet shumë mirë, ashtu siç edhe e meritojnë heronjtë e UÇK-së. 

Ndërsa, Mares tha bëri të ditur gjithashtu edhe një projekt tjetër, i cili pritet që shumë shpejt të fillojë të jetësohet, e që ka të bëjë me dokumentimin e luftës dhe kompleksit të UÇK-së në Marinë. 

Ai tha se do t’i mbetet merak që nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Skenderajt, por ka uruar të gjithë për këtë përvjetor jubilar. 

Gjatë qëndrimit në Skenderaj, Mores ka vizituar edhe Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, dhe ka mbetur i kënaqur me përfundimin e procesit të rivarrosjes së dëshmorëve të Drenicës, si dhe me mirëmbajtjen e hapësirave brenda tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat