Ka filluar rregullimi i rrugës Janqist-Shkozë

Kosova

Ka filluar rregullimi i rrugës Janqist-Shkozë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti të asaj rrugore, ka filluar rregullimi i rrugës që lidhë fshatrat Janqist dhe Shkozë, e cila ka rëndësi të madhe për dy fshatrat. Punimet në këtë rrugë sot i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi dhe ai i financave, Valon Mazreku.

“Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për të dy fshatrat dhe ka qenë kërkesë e banorëve, sidomos e fshatit Janqist, pasi jo thjeshtë është shkurtim i rrugës, por fëmijët tani do ta kenë shumë të më lehtë të shkojnë në shkollë në Shkozë”, tha nënkryetari Berisha.

“Jemi duke u munduar që në çdo mënyrë ti plotësojmë kërkesat e banorëve në të gjitha vendbanimet e komunës sonë, dhe pavarësisht kufizimeve buxhetore, jemi duke i realizuar projektet të cilat kanë ndikim direkt në mirëqenien e banorëve të Komunës së Malishevës”, tha mes tharsh nënkryetari Hajdin Berisha, gjatë inspektimit të punimeve.

Ai u nda i kënaqur me punimet e kryera deri më tani.

Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se bëhet fjalë për rreth një kilometër rrugë që shtrohen në Janqist, por më e rëndësishme jo rrugë e cila i lidhë të dy fshatrat. Këto rrugë, financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat