Veseli në Rahovec: Dje këtu u shkrua lavdia, sot këtu shquhet ndërmarrësia

Kosova

Veseli në Rahovec: Dje këtu u shkrua lavdia, sot këtu shquhet ndërmarrësia

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:53
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e degës së PDK-së në Rahovec, dhe me këtë rast, ka përgëzuar të pranishmit për procesin tejet të suksesshëm zgjedhor në këtë degë, si dhe kontributin në Konventën e 9-të zgjedhore, ku dolën edhe strukturat e reja drejtuese të partisë. 

Në takimin e liderit Veseli me strukturat lokale të degës së PDK-së në Rahovec, morën pjesë qindra aktivistë dhe anëtarë të kryesive të nëndegëve. 

“Rruga jonë, është rrugë e përgjegjësisë, e ballafaqimit me vështirësitë, rrugë e sfidave dhe sukseseve të çuarjes së çështjeve jetike të qytetarëve tanë dhe të vendit përpara. Ne me procesin zgjedhor kemi dëshmuar se gara e brendshme, sjell vlera të cilat janë në nivel të përgjegjësisë së misionit tonë, Dekadës së Re, të vizionit të dekadës së dytë pas pavarësisë. Rahoveci është shembull se si ndërtohet e zhvillohet shteti me shumë djersë e sakrifica”, ka theksuar Veseli.

 

Veseli ka shtuar se në Rahovec, është shkruar histori e lavdisë, histori e sakrificës për çlirim, andaj, ne kemi përgjegjësi që vlerat e këtij qyteti të qytetarëve të përkushtuar e punëtorë, të bëhen pjesë e zhvillimit të gjithmbarshëm me përkrahje për inovacion, ndërmarrësi dhe projekte që rinisë ia hapin perspektivën, që shtojnë vendet e reja të punës dhe ngrisin mirëqenien e qytetarëve.

“Ashtu siç dje u shkrua historia e lavdisë, sot në Rahovec, shkruhen histori suksesi në ndërmarrësi”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se fermerët dhe bizneset e Rahovecit do të kenë rritje të subvencioneve ndërsa siguroi se rruga magjistrale që lidhë Rahovecin me Autostradën do të zgjerohet. 

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, vlerësoi lart kontributin e z. Veseli për Rahovecin dhe bujqit e kësaj ane, që në kontinuitet kanë pasur përkrahje. 

Ai po ashtu vlerësoi procesin zgjedhor duke potencuar se zgjedhjet në PDK-ë, janë shembull dhe mostër e garës demokratike, cilësore dhe në pajtim me vlerat më të larta demokratike, duke theksuar se Rahoveci frymon me Dekadën e Re. 

Gjatë ditës së sotme, kreu i PDK-së ka takuar edhe strukturat e reja të PDK-së në Malishevë të cilat i ka porositur të punojnë edhe më shumë për të ofruar qytetarët në projektin e Dekadës së Re për ta zhvilluar më shumë këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat