Legalizimet e objekteve pa leje, nesër hyjnë në fuqi udhëzimet administrative - Bota Sot
Legalizimet e objekteve pa leje, nesër hyjnë në fuqi udhëzimet administrative

Kosova

Legalizimet e objekteve pa leje, nesër hyjnë në fuqi udhëzimet administrative

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Nesër më datë 15 korrik do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.

Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Procesi i legalizimit sipas ligjit të aprovuar më 2013 dështoi për shkak të mos interesimit të qytetarëve për të aplikuar.

Vetëm 8493 veta aplikuan për legalizim në tërë Kosovën, nga numri  i përgjithshëm 352.836 vetave sa janë paraqitur për regjistrimin e objekteve pa leje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...