Nisma Socialdemokrate gati për zgjedhje të reja

Kosova

Nisma Socialdemokrate gati për zgjedhje të reja

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:16
Foto

Partia Nisma Socialdemokrate është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja kurdo që ato shpallen.

Qëndrimi i kësaj partie vjen pas mbledhjes së kryesisë së  Nisma Socialdemokrate në të cilën është diskutuar lidhur me situatën politike aktuale në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Nisma është e gatshme për zgjedhje”, tha Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Partisë Nisma  Socialdemokrate, duke mos dashur të japë më shumë komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat