Festa e Bajramit të dielën, BIK uron besimtarët

Kosova

Festa e Bajramit të dielën, BIK uron besimtarët

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë

“Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami  - Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë,  ndërsa   Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, ka uruar BIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat