I nxehti vazhdon edhe disa ditë, ky është parashikimi i motit - Bota Sot
I nxehti vazhdon edhe disa ditë, ky është parashikimi i motit

Kosova

I nxehti vazhdon edhe disa ditë, ky është parashikimi i motit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:15
Ilustrim

Vendi ynë po përballet me një valë të nxehtësisë afrikane. Dhe kjo do të vazhdojë edhe për disa ditë.

Deri të enjten pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37 gradë celcius.

Pastaj prej të enjtes deri të dielën do të jetë kohë më e freskët për të vazhduar me një mot shumë të nxehtë të dielën.

Qytetarët në gjithë periudhën e verës duhet t’i respektojnë masat e ardhshme të përgjithshme për mbrojtje të shëndetit,  që do të thotë se gjatë ditëve të ngrohta ekstreme duhet të qëndrojnë kohë më të gjatë në hapësira të mbyllura (para se gjithash në ajër të kondicionuar), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të veshin veshëmbathje të ndritshme dhe të lehtë.

Gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syza dhe kapelë mbrojtëse, gjatë rrezitjes të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, të hanë sasi më të vogël të ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, më pak ushqim të yndyrshëm, të pinë më shumë ujë dhe t’u shmangen pijeve alkoolike, gjatë hyrjes në automjet duhet për një kohë ta ajrosin, ndërsa personat e sëmurë kronik duhet rregullisht ta marrin terapinë e shkruar në konsultim me mjekun amë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...