Pritjet nëpër pika kufitare, veç po rriten

Kosova

Pritjet nëpër pika kufitare, veç po rriten

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgmitarët kosovarë.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.

Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojn në mbi dy orë.

Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.

Nga pala kosovare si rëndom është fajësuar Serbia për maltretimin e mërgimtarëve.

Sipas MPB-së, Serbia po shkel mbi marrëveshjet e Brukselit mbi lëvizjen e lirë, dhe se pritjet janë gjithmonë në dalje të Kosovës, aty ku përgjegjëse është pala serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat