Pas disa komplikimeve shëndetësore ndërron jetë minatori i Trepçës

Kosova

Pas disa komplikimeve shëndetësore ndërron jetë minatori i Trepçës

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:25
Lum Arifi

Pas disa komplikimeve shëndetësore, ka ndërruar jetë minatori i Trepçës, Lum Arifi. Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur edhe ngushëllimet me këtë rast.

Kryetari i kësaj sindikate, Shyqyri Sadiku, tha se Lumi gjithmonë do të jetë në zemrat dhe në kujtimet tona si një njeri zemërmirë dhe punëtor.

“Në emër të Sindikatës së Minatorëve të Trepçës shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e punëtorit tonë Lum Arifi. Familjes së Lumit Zoti ua dhashtë durimin dhe forcën për të përballuar këtë dhimbje. Po ashtu shprehim ngushëllime edhe për kolegët dhe shokët e Lumit të cilët ishin shumë të afërt me të.

Sot Lumi nuk është në mesin tonë, por gjithmonë do të jetë në zemrat dhe në kujtimet tona si një njeri zemërmirë dhe punëtor. Do të të kujtojmë gjithmonë”, tha ai.

I tronditur nga vdekja e hershme e minatorit të Trepçës, Lum Arifi, u shprehe dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Sapo bisedova me Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili më njoftoi rreth Lumit, për të cilin tregoj që ka qenë punëtor i zellshëm dhe i palodhur. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të Lumit”, tha Lluka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat