Moti për ditët në vazhdim

Kosova

Moti për ditët në vazhdim

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 20:57
Ilustrim

19.08.2019 - Fushat e presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve që ndodhet mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell. Ndërkohë një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, që sot ka filluar të depërtojë mbi vendin tonë do të sjell mot të nxehtë, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare.

20.08.2019 - Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga verilindja 1-6m/s. Indeksi UV: 8.
21.08.2019 - Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat