Ndryshime të motit në vendin tonë - Bota Sot
Ndryshime të motit në vendin tonë

Kosova

Ndryshime të motit në vendin tonë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 06:36
Ilustrim

2.09.2019 - Një front i ftohtë që pritet të depërtojë nga Europa qëndrore në lindje të rajonit do të sjellë ditëve në vijim ndryshim të kushteve meteorologjike. Dy ditëve në vijim do të ketë shtim të vransirave, e vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, kryesisht në natën në mes së martës dhe mërkurës.
Në aspektin termik edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të theksuar nga vlerat e larta që mbizotëruan këto ditë.


3.09.2019 - Jo shumë ngrohtë. Paradite intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, e më vonë mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 4-14m/s. Indeksi UV: 7.
4.09.2019 - Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes riga lokale shiu. Më vonë gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...