Ujësjellësi i çon te përmbaruesi edhe 1 mijë konsumatorë - Bota Sot
Ujësjellësi i çon te përmbaruesi edhe 1 mijë konsumatorë

Kosova

Ujësjellësi i çon te përmbaruesi edhe 1 mijë konsumatorë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” po vazhdon që konsumatorët borxhlinj t’i dërgojë te përmbaruesit privatë.

2 mijë lëndë kjo kompani i kishte dërguar muaj më parë te përmbaruesit për t’i zgjidhur, ndërsa këtë muaj i ka dërguar edhe 1 mijë lëndë të tjera, raporton ktv.

Lëndët e tjera që po përgatiten të dërgohen te përmbaruesit janë të konsumatorëve që kanë borxhe në vlerë mbi 300 euro.

Po ashtu, pjesë e tyre janë edhe përfitues nga falja e borxheve, pasi të njëjtit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Sipas Mjekut, për ata konsumatorë që kanë borxhe nën këtë shumë, ekipet e terrenit do t’i shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Në Odën e Përmbaruesve Privatë tregojnë për kohën sa zgjat shqyrtimi i një lënde, derisa nuk kanë shifra se sa lëndë nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, kanë përfunduar”, ka thënë Arben Gashi, kryetar i Odës së Përmbaruesve Privatë.

Derisa 40 milionë euro është borxhi i përgjithshëm që kanë konsumatorët ndaj Ujësjellësit “Prishtina” për shërbime të ujit dhe kanalizimit, Mjeku i fton konsumatorët që t’i kryejnë obligimet, në mënyrë që të shpëtojnë nga përmbaruesit dhe shkyçja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...