Mbi 1700 aplikime për legalizimin e armëve deri më tani - Bota Sot
Mbi 1700 aplikime për legalizimin e armëve deri më tani

Kosova

Mbi 1700 aplikime për legalizimin e armëve deri më tani

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Edhe dy ditë kanë mbetur deri në afatin e fundit për legalizimin e armëve.

Por, deri tani pak persona janë interesuar për legalizimin e armëve.

Ani pse është afati i dytë që po vazhdon procesi për legalizimin e tyre, deri tani janë dikund 1700 persona që kanë aplikuar.

“Deri me tani, dikund mbi 1700 aplikacione janë. Gjithë  këto aplikacione kanë bërë që ne të shohim një interesim të qytetarëve. Duhet kuptuar se është hera e parë e formatit të tillë për legalizim”, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilmi Zeka.

“Dënimet janë radikale, të ashpra”, ka shtuar Zeka.

Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje.

Deri me 17 shtator, qytetarët kanë kohë t’i legalizojnë armët pa leje. Nëse nuk legalizohen deri me këtë kohë, policia ka thënë se do të ketë gjoba me 7.500 euro dhe dënim deri në 10 burgim.

Legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet e tjera nga zyrtarët policorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...