Javë me shi - Bota Sot
Javë me shi

Kosova

Javë me shi

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 06:45
Ilustrim

Java në vijim me shi. Temperaturat rriten rreth vlerave mesatare.

22.09.2019 - Nga Atlantiku fusha të presionit të ulët po depërtojnë mbi Mesdhe, e ditëve të ardhshme edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale që ditëve të shkuara zbritën shumë pranë 0C, e vende-vende pati edhe brymë, do të shënojnë rritje.

23.09 - Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje shiu.
24.09 - Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
25.09-26.09 - Ditën e mërkurë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.
27.09 - Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C dhe 13C, e maksimalet nga 19C deri në 23C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.
Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...